Rekordi i Salah në ndeshjet evropiane: Jam krenar, por veçanërisht i lumtur për fitoren

Shtatë fitore në shtatë ndeshje në fazën e grupeve të Champions League dhe ndërprerja e serisë pozitive të Lille, që nuk kishte humbur prej 21 ndeshjesh.

Liverpooli është i pandalshëm falë golashënuesit të tij kryesor, Mohamed Salah, i cili është i pari në histori që arrin 50 gola evropianë me "Reds".

"Jam shumë krenar. Të jesh lojtari i parë që arrin këtë shifër për Liverpoolin do të thotë shumë.

Jam shumë i lumtur, veçanërisht për këtë fitore të rëndësishme," tha ai për Amazon Prime.

"Para ndeshjes nuk isha i përqendruar tek kjo arritje. Lille ka një plan loje vërtet të mirë dhe kishte mbetur e pamposhtur për 21 ndeshje, kështu që është një skuadër mjaft e fortë.

Jam i lumtur që arritëm ta fitonim këtë ndeshje."