Mesazhi i Lewandowskit pas fitores 5-4 me Benficën: Duhet të mësojmë të luajmë më mirë në mbrojtje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2025, 16:28
Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka kërkuar më shumë nga shokët e skuadrës pas fitores së çmendur 5-4 në Champions League kundër Benficës.
Lewandowski shënoi dy herë nga pika e bardhë.
Megjithatë, polaku tha më pas: “Gjëja më e rëndësishme është që fituam.
Duhet të mësojmë të luajmë më mirë në mbrojtje.
Kur ndeshja ishte 4-4 duhej qetësi dhe përvojë.
Kur ishim 4-3 ata mund të kishin shënuar kundër nesh.
Është çmenduri të kesh kaq shumë ndeshje dhe është mirë të kesh më shumë kohë për të stërvitur, gjë që nuk kemi kohë tani për tani”.