Nga Superiorja në Serinë A, ish-futbollisti i Tiranës zyrtarisht pjesë e Bologna-s
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2025, 17:44
Jordi Jaku është zyrtarisht futbollist i Bolognas.
Mesfushori 18-vjeçar, i cili është aktivizuar në 15 ndeshje me ekipin e parë të bardhebluve në Superiore mes sezonit të kaluar dhe këtij aktual, tani është bërë pjesë e ekipit të të rinjve të klubit të Serisë A, që e ka prezantuar atë zyrtarisht nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.
Ekipi i të rinjve të Bolognas luan këtë të mërkurë kundër Genoas dhe lojtari shqiptar është federuar në kohë për të qenë i gatshëm për klubin e ri, për të cilin ka firmosur deri në verën e vitit 2027.
