Formacionet/ Asllani titullar përballë Laçit, në fushë edhe Milani me Realin, spikat PSG-City
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2025, 20:21
Në orën 21:00 nisin shtatë ndeshjet e fundit të raundit të parafundit të fazës së kampionatit të Champions League.
Në “San Siro” Milani pret Girona-n me objektivin e vetëm fitoren, për të qenë direkt me 16 më të mirëve, pa qenë nevojë për të luajtur ndeshjet play off.
Në ndeshjen mes Spartës së Pragës dhe Interit, më ‘regjinë’ e zikaltërve është Kristjan Asllani.
Përballë mesfushorit kuqezi do të jetë një tjetër lojtar i Kombëtares Shqiptare, që është titullar në radhët e Spartës. Qazim Laçi.
I dënuar për të fituar është edhe Reali i Madridit, që pret Salzburgun, ndërsa në ‘Parc des Prines” luhet dueli më i fortë i mbrëmjes: PSG-Manchester City.
PSG-Manchester City

Sparta Pragë-Inter

Milan-Girona

Real Madrid-Salzburg

