ZYRTARE/ Teuta njofton emërimin e trajnerit të ri

Teuta ka njoftuar zyrtarizimin e trajnerit Bledar Devolli në krye të pankinës. 

Postimi i Teutës:

MIRËSEVJEN BLEDAR DEVOLLI!

Klubi i Futbollit Teuta njofton zyrtarizimin e trajnerit Bledar Devolli në krye të pankinës blu.

Pas një eksperience të gjatë si trajner që e njeh mirë Superioren, klubi ka vendosur t’i besojë Devollit statusin e trajnerit të ekipit të parë të KF Teuta.

KF Teuta i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim!