Juventusi ‘dorëzohet’ për mbrojtësin e Barcelonës, hedh sytë nga Chelsea

Juventusi nuk mund të ëndërrojë më për Ronald Araujo-n, pasi mbrojtësi është shumë pranë rinovimit të kontratës me Barcelonën.

Pas një "flirtimi" me bardhezinjtë, mbrojtësi uruguaian është bindur për të mos ndryshuar ambient.

Siç shkruan gazetari Fabrizio Romano në profilin e tij në X, firma do të vijë këtë javë, pasi palët kanë arritur një marrëveshje totale.

Së bashku me Araujo-n, Barça do të sigurojë gjithashtu me kontrata afatgjata emra si Pedri, Gavi dhe Gerard Martin.

Negociata e ardhshme? Ajo për ‘yllin’ e momentit, Lamine Yamal.

Juventusi tenton për Renato Veiga-n

Juventusi vazhdon të punojë për një përforcim të mundshëm në mbrojtje dhe në këtë drejtim Renato Veiga (21 vjeç) i Chelsea-t mbetet një opsion i mundshëm, që klubi bardhezi po përpiqet ta realizojë.

Giuntoli vazhdon presionin dhe, sipas Tuttomercatoëeb.com, është i gatshëm të ofrojë një propozim për huazim me kosto dhe opsion për blerje, duke vënë deri në 2 milionë euro për koston e huazimit, përballë kërkesës prej 5 milionë eurosh nga Blutë.

Juventusi nuk dorëzohet për Veiga-n dhe Giuntoli shpreson ta bindë Chelsea-n që të ulë kërkesat, duke u përpjekur të përcaktojë më pas një të drejtë blerjeje ose një detyrim të kushtëzuar.

Negociatat po vazhdojnë, dhe në rast se Juventusi vendos për një transferim përfundimtar, anglezët do të ishin të gatshëm të ulnin kërkesat dhe mund të zbresin në një shifër rreth 20 milionë euro, ndoshta diçka më shumë.