Nga Garnacho tek ‘ylli’ i Dortmundit, Napoli kërkon me ngulm zëvendësuesin e Kvaratskhelias

Napoli po merret seriozisht me mbushjen e boshllëkut të krijuar nga largimi i Kvaratskhelias dhe synon të mbajë disa opsione të hapura.

Një nga pistat kryesore të merkatos është ajo që çon te argjentinasi Alejandro Garnacho.

Klubi napolitan ka disa ditë që po punon për këtë transferim, duke zhvilluar gjithashtu takime me drejtuesit e Manchester United, me synimin për të gjetur një zgjidhje në lidhje me ndryshimet në vlerësimin financiar të lojtarit.

Alternativat në rast të bllokimit të bisedimeve

Por Garnacho nuk është opsioni i vetëm që Napoli po shqyrton si përforcim të mundshëm.

Drejtuesit e klubit napolitan duan të jenë të përgatitur dhe po kërkojnë alternativa të tjera në rast se bisedimet me Manchester United ngecin.

Sipas Sky Sport, Napoli ka rifilluar kontaktet me Borussia Dortmundin për të kuptuar nëse pista që çon te Karim Adeyemi mund të konkretizohet në ditët në vijim, deri në përfundimin e afatit të transferimeve.

Deklarata e Scuffet për sfidën ndaj Juventusit

Ndërkohë, gjatë orëve të fundit, portieri i ri i Napolit, Simone Scuffet, ka folur për ndeshjen e ardhshme në kampionat kundër Juventusit:

"Është një ndeshje shumë e rëndësishme, për këtë arsye duhet përgatitur me çdo detaj, siç bëjmë gjithmonë.

Do të jetë një sfidë e vështirë kundër një skuadre që çdo herë arrin të nxjerrë diçka nga ndeshja.

Kanë bërë shumë barazime, më pak fitore nga sa pritej, por është një skuadër që nuk humbet dhe kjo tregon se nuk dorëzohet kurrë".