HAMILTON NIS AVENTURËN TE FERRARI/ 7 herë kampioni i Botës, provon “kokëkuqen”
Lewis Hamilton ka nisur zyrtarisht aventurën tek gjiganti italian Ferrari. I vendosur tashmë në selinë e ekipit në Maranello, ai testoi kokëkuqen me të cilën do të nisë sfidat e shpejtësisë. Thotë se tashmë ëndrra iu bë realitet
Një nga Pilotët më të suksesshëm të të gjitha kohërave në Formula 1, Lewis Hamilton, nisi zyrtarisht rrugëtimin e tij të Ferrari pas një periudhe 12-vjeçare tek Mercedes.
Shtatë herë kampioni i botës, testoi super-mjetin e tij, I cili do ta shoqërojë në pistat e shpejtësisë.
Përmes një postimi në “Instagram”, Hamilton tha se transferimi tek Ferrari ishte një ëndërr e realizuar.
“Ka disa ditë që mbahen mend përgjithmonë, dhe të jesh shofer i Ferrarit, është një nga ato ditë. Kam qenë mjaft me fat që kam arritur kaq shumë në karrierën time, që nuk e kisha menduar kurrë. Por brenda vetes, e kam mbajtur gjithmonë ëndrrën për të garuar me të kuqen. Nuk mund të isha më i lumtur sesa kaq! – shkroi ai në llogarinë e tij në Instagram.
Kampioni i botës, është vendosur në selinë e ekipit në Maranello, Itali.
Në ditën e tij debutuese tek Ferrari, Hamilton shijoi komodititetin e “kokëkuqes”, ndërsa në ditet ne vazhdim, në datat 26-28 shkurt, ai fillon testimin zyrtar në Bahrein.
Prova e parë në pistë ishte parashikuar në Fiorano gjatë muajit janar, por u shty për shkak të kushteve atmosferike.
Vendimi i Hamilton për t’u transferuar tek Ferrari, erdhi një vit më parë.
Britaniku pati sezonin e tij më të keq në Formula 1 vitin e kaluar, për sa i përket pozitës së kampionatit, duke i renditur i shtati.
Megjithatë me ferrarin ai ka pasur një karrierë të ndritur, duke fituar 6 nga shtatë kampionatet botërore në Formula 1.
Hamilton do të jetë partneri i Charles Leclerc te Ferrari, të cilët janë pa titull piloti që nga viti 2007, duke zënë vendin e spanjollit Carlos Sainz që i është bashkuar Williams.



