Nuk ka më dyshime, Asllani titullar kundër Spartës së Laçit
Gjithçka e konfirmuar. Inzaghi ka zgjidhur dyshimet e fundit për formacionin këtë mëngjes: drejtimin e mesfushës për ndeshjen e sotme kundër Sparta Pragës do t’ia besojë sërish Kristjan Asllanit, ndërsa dyshimi tjetër në mesfushë, i përmendur dje nga vetë trajneri në konferencën për shtypin, është zgjidhur në favor të Barella-s.
Kështu, Frattesi do ta nisë ndeshjen sërish nga stoli dhe, si Zielinski, mund të përdoret gjatë lojës nëse do të jetë e nevojshme.
E ardhmja e mesfushorit roman është ende për t'u përcaktuar; ditët e fundit të merkatos do të jenë shumë të nxehta.
Interesi i Romës mbetet i gjallë dhe Interi pret një ofertë që të paktën t'i afrohet kërkesës prej 45 milionë eurosh.
Konfirmime edhe për repartet e tjera: në mbrojtje kthehet Bastoni, pas e nisi nga stoli takimin kundër Empolit.
Ndërsa në sulm rikthehet Thuram, me shpresën për të përmirësuar fazën sulmuese, pasi mesatarja e realizimeve në Europë është dukshëm më e ulët se në kampionat.
Interi ka domosdoshmëri për të marrë tri pikët sot, për të siguruar kualifikimin mes tetë ekipeve më të mira, duke e bërë më të qetë përballjen vendimtare në shtëpi kundër Monakos.
Pas rezultateve të mbrëmjes së djeshme, ka shumë gjasa që me katër pikë në total, zikaltrit të shmangin fazën shtesë të play off-it.
