MË 11 MAJ TE KUTITË/ Çollaku: Më datë 12 të bëjmë gati valixhet, por më mirë të iki Rama se shqiptarët

Menjëherë pas rikthimit nga vizita me arbëreshët në Itali, Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka firmosur këtë të enjte datën e mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Presidenca bën me dije se Dekreti i Presidentit thekson se data e zgjedhjeve është 11 maji 2025, datë që u lajmërua dy ditë më parë edhe nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në seancë plenare.

Vendimi i Presidentit nga gazetari Basir Çollaku është cilësuar si një bindje e radhës e Bajram Begajt ndaj Edi Ramës.

“Dihej që kjo do të ishte data e zgjedhjeve pasi e shpalli zv. kryeministrja Belinda Balluku dhe Begaj me këtë dekret dëshmoi se është thjesht si zv.ministër i Ramës.

Ai duhet të ngrihet me patjetër në nivelin që e kërkon detyra, pasi vendi është në një krizë të madhe ekonomike, sociale, që administrohet nga një qeveri e korruptuar dhe e zhytur në krim.

Nëse fiton kjo mazhorancë më datë 12 maj duhet të bëjmë gati valixhet të zhdukemi nga ky vend.

Dhe që të mos ndodhë kjo duhet që më 11 të votohet masivisht opozita. Pasi mendoj se më mirë të iki Rama se shqiptarët”, u shpreh gazetari Basir Çollaku.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME GAZETARIN BASIR ÇOLLAKU