Gjylamenti prezanton projektbuxhetin 2025: Shtohen shpenzimet për institucionet e drejtësisë
Deputetja e PS Blerina Gjylameti në Kuvend ditën e sotme, prezantoi projektbuxhetin 2025.
Deputetja e PS, bëri me dije se projektbuxheti i vitit 2025, është diskutuar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ku u miratua nen për nen dhe kërkoi që të miratohet nen për nen dhe në tërësi edhe në seancën e sotme.
Gjylamenti tha se në projektbuxhet janë shtuar shpenzimet për institucionet e drejtësisë.
‘Në komisionin për ekonominë dhe financat është diskutuar për buxhetin 2025 dhe pas miratimin në parim janë diskutuar të gjitha nenet e projektbuxhetit dhe raportet nga komisionet e tjera për dhënë mendimi dhe kanë sjell raportet përkatëse. Komisioni i ekonomisë dhe financave sikurse ishte skema e pensioneve.
Në këtë dëgjesë janë analizuar sigurimi shoqëror i detyrueshëm dhe element mbi të cilët u diskutua ishte përmirësimi i skemave aktuale dhe futjen në skemë të përfitimeve suplementare.
Mbështetur në këto analiza u paraqitën propozimet lidhur me institucionet që duhet që të kenë rritje të buxhetit.
Komisioni për ekonominë shprehu dakordësinë për propozimet.
Janë shtuar shpenzimet për institucionet e drejtësisë. Në sturkturën e posaçme shtohen 200 milionë lekë shpenzimet.
Komisioni e ka mirtuar nen për nen dhe i propzojmë senacës së sotme për të miratuar projektbuxhetin nën për nen dhe në tërësi', tha ajo.
