"Do të rrisim pensionet"/ Shehaj: Çdo fëmijët deri në 16 vjeç do të marrë 1000 euro
Partia Mundësia e drejtuar nga deputeti Agron Shehaj ka hapur degën e saj në Durrës. Shehaj në një bashkëbisedim të hapur me qytetarët, tha paratë nga buxheti i shtetit do ti jepen pensionistëve.
Gjithashtu ai tha se çdo fëmije deri në moshën 16 vjeç do t’i japin një mbështetje euro në vit. Një tjetër premtim i tij ishte që shtresa e ish të të përndjekurve politikë do të merrte dëmshpërblimin që i takon, jo më me këste, pasi kjo që ka ndodhur dhe po ndodh është një turp.
“Paratë nga buxheti i shtetit do ti jepen pensionistëve, do të rrisim pensionet. Ndërkohë çdo fëmije deri në moshën 16 vjeç do t’i japim një mbështetje 1000 euro në vit. Dhe kjo ka një kosto jo më shumë se 150 mln euro në vit dhe këto para do i marrin qytetarët nga buxheti i shtetit, duke mos i dhënë mundësi politikanëve që t’i vjedhin. Unë do ua jap të plotë dëmshpërblimin. Më vjen keq për ndarjen e opozitës, por nuk shoh zgjidhje tjetër, këtu duhet ndryshuar me rrënjë”, tha Shehaj.
