Xhaferri: Ka një censurim të madh të SPAK-ut ndaj emrave sensitivë që nuk i prek që janë Rama dhe Veliaj

Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri e ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se ka një censurim të madh të SPAK-ut ndaj emrave shumë sensitivë që nuk i prek që janë Erion Veliaj dhe Edi Rama.

Xhaferri: Unë shoh një çensurim shumë të madh të SPAK-ut ndaj emrave shumë sensitivë që nuk i prek.

Që është Erion Veliaj dhe Edi Rama.

Unë e paragjykoj sepse kam dy vjet që pres për Inceneratorin të shkojë pikërisht ai që ka firmosur dokumentet kryesore për ti dhënë bonusin inceneratorit.

Por kur ata nuk kanë guximin që të thërrasin një person, kushdo qoftë sepse pamë amerikanët me standartin e drejtësisë por presidenti i Amerikës sapo fali djalin e tij nga krime korrupsioni, droge, armëmbajtje pa leje e të gjitha gjërat më të zeza që ka bërë djali i vet.

Drejtësi selective dhe me regji dhe drejtësi të vonuar, për mua është drejtësia më e keqe.

Ne e shtyjmë SPAK-un që të bëjë detyrën se për çfarë është zgjedhur.

Tre shtylla ka, krimin elektoral, nuk kemi asnjë rast të krimit elektoral nga ana e PS-së.

E dyta krimi ndaj korrupsionit, për mua nuk është drejtësi që shkon Ilir Beqja për 20-30 milionë euro të restorantit.

Për mua drejtësi është të shkojë Ilir Beqja për të gjithë ata që po vdesin sot e kësaj dite për të gjitha ilacet që mungojnë pikërisht nga koncensionet korruptive të Ilir Beqjas.