VIDEO/ Akuzohet se licencoi karburantin që ishte ndërtim pa leje, Kryebashkiaku i Devollit, Eduart Duro rikthehet në SPAK
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2024, 10:14
Kryetari i bashkisë Devoll, Eduart Duro është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Dy muaj më parë, SPAK-u e mori zyrtarisht të pandehur kryebashkiakun e Devollit, nën akuzën “shpërdorim detyre”.
Konkretisht Duro akuzohet se licencoi një biznes, pikë karburanti në Bilisht, që ishte ndërtim pa leje.
Hetimi i SPAK vjen pas një kallëzimi të depozituar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, nga një subjekt tjetër.
Vetë Duro e ka mohuar akuzën duke thënë se ka firmosur autorizimin e ligjshëm të Tatim-Taksave për shitjen e subjektit.
Zyrtari vendor ka këmbëngulur se ai ka firmosur çdo gjë që kërkon ligji dhe se bëhet fjalë për “detyrë të plotësuar” nga një kryetar bashkie.
JA AKUZAT NDAJ DUROS

