Agostini: Është normale që partitë të shtojnë tonet drejt elektoratit të tyre, me aksione politike dhe duke goditur SPAK-un
Opozita vazhdon e vendosur në luftën kundër SPAK-ut ndërkohë që SPAK-u përmes titullarit të vetë nga ana tjetër shpreh vendosmërinë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
E ftuar në emisionin "Drejt", nga Luan Rama, në "Ora News", ishte gazetarja Sonila Agostini, e cila u shpreh se:
"Ka një realitet të ri që po rritet në Shqipëri dhe është më së paku dhe më së shumti gjithashtu, është Struktura e Posacme Antikorrupsion, e cila ka nisur të jetë përballë klasës politike, e cila ka realitetin e saj dhe ka një emërues, që janë zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025. Kështë që në këtë tension që krijohet për shkak të pushteteve që janë vendosur përballë dhe janë përballë për shkak të një arkitekture të re që ka sistemi i drejtësisë mendoj se është krejt normale që partitë të shtojnë tonet drejt elektoratit të tyre, me aksione politike dhe pse jo duke goditur SPAK-un, sikurse SPAK është i vëmëndshëm për të mos u shkëputur nga objektivi i vetëm dhe detyrimet ligjore dhe kushtetuese që ka që është zbatimi i detyrës për të cilën është ngarkuar nga dokumenti themeltor i shtetit, Kushtetuta, që është lufta kundër korrupsionit".
