Opozita në 'luftë' me SPAK/ Ramaj: Goditjet ndër vite, deri diku marrin tendencë politike

Avokati, Redi Ramaj i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se goditjet e strukturës së posacme ndër vite deri diku marrin tendecën politike.

Ramaj: Kjo lloj mënyre e bërjes së Reformës në Drejtësi që në fillimet e saj dhe më pas me vazhdimin me mënyrën se si i ka trajtuar dosjet prokuroria e posacme të jep atë indicien jo vetëm opozitës shqiptare por mendoj çdo opozite në botë i jep atë mundësinë që të kundërshtoj drejtësinë duke e quajtur selective.

Goditja e një lideri të një partie politike automatikisht sjell gjithë mbështetësit rreth tij.

Sidomos kur flasim për liderin e PD-së, flasim për çështje të ndodhura në një periudhë shumë të largët.

Gjë që do të thotë se nëse krijohet një strukturë e posacme e konsoliduar për të luftuar krimin dhe korrupsionin, goditjet ndër vite deri diku marrin tendencën politike.

Nuk e shmang dot përballjen politike sepse do lidhesh me një ngjarje shumë të vjetër.

Rasti i liderit të opozitës pengoi automatikisht në mënyrë të drejtpërdrejtë fushatën e zgjedhjeve.