''Lufta'' për buxhetin 2025/ Zhupa: PD ka propozuar 36 amendamente që nuk kërkojnë më shumë para se çka buxheti
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në një intervistë në Ora Neës u shpreh se për buxhetin e vitit 2025 PD ka propozuar 36 amendamente që nuk kërkojnë më shumë para se çka buxheti.
Zhupa: Nesër është një ditë e rëndësishme pasi kryetari i PD-së i kthehet detyrave të tij për të cilin i kishin besuar qytetarët dhe padrejtësisht ndalohej që të merrte pjesë në seancat plenare që të ishte prezent.
Kështu që nesër do të jetë një ditë e rëndësishme edhe për faktin se kryetari i partisë do të jetë në seancën plenare.
Gjithashtu ne kemi bërë të qartë që ne do të bëjmë amendamentet tona siç ju i përmendët.
Janë 36 amendamente. Janë amendamente që nuk kërkojnë më shumë para seç ka buxheti.
Me paratë që ka buxheti i shtetit sot vetëm këto të rialokohen dhe të drejtohen në funksion të qytetarëve, në funksion të shëndëetit të qytetarëve.
Nuk është gjë tjetër vetëm një përdorim i mirë i parasë publike.
Më vjen keq që duhet të fillojmë edhe një fushatë për dekriminalizimin e arsimit sepse shkollat që janë braktisur janë kthyer në shtëpi bari.
Ndërkohë që pedagogët komunikojnë në ‘’Sky’’ dhe ‘’Encrochat’’ me Suel Çelën e të tjerët.
