"SPAK-u e ka ndryshuar realitetin politik"/ Ndreu: Nuk mendoj se është vetëm opozita që po përpiqet ta sulmojë ...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2024, 21:26
E ftuar në emisionin "Drejt", me Luan Ramën, në "Ora News", ishte e ftuar gazetarja Anduela Ndreu, e cila u shpreh se:
"Dua ta nis qëndrimin tim, duke iu referuar asaj që ju thatë pak më parë, që së fundmi është folur për drejtësi, kronikë të zeë, për gjyqe pra gjithçka që ka të bëj me drejtësinë, por nëse do të flisnim me Sonila Agustinin me Sonjën para disa vitesh, 6 muaj para zgjedhjeve gjithmonë do flisnim për zgjedhje dhe politikë. SPAK-u e ka ndryshuar realitetin politik në SHqipëri. Unë besoj se nuk është vetëm nga drejtësia në Shqipëri por është e imponuar dhe e orientuar nga faktori ndërkombëtar. Nuk mendoj se është vetëm opozita që po përpiqet të sulmojë SPAK."
