VIDEOJA SKANDALOZE! Blushi: Banditët e Erion Veliajt rrahin gratë që luftojnë për bukën e gojës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2024, 13:32
Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë ka publikuar sot një video në rrjete sociale ku shkruan se Banditët e Policisë Bashkiake të Erion Veliaj janë duke rrahur gratë që luftojnë për bukën e gojës.
Ai shton se Kjo është fytyra e banditit Veliaj, që edhe të vjedh taksat edhe të rreh mes Tiranës dhe dhuna ndaj grave është një krim i neveritshëm që meriton një ndëshkim të ashpër.
Blushi: Banditët e Policisë Bashkiake të Erion Veliaj duke rrahur gratë që luftojnë për bukën e gojës! Kjo është fytyra e banditit Veliaj, që edhe të vjedh taksat edhe të rreh mes Tiranës! Dhuna ndaj grave është një krim i neveritshëm që meriton një ndëshkim të ashpër!
