Protesta e opozitës/ Çupi: Ne do protestojmë në të gjitha format, jemi një demokraci drejt zhbërjes
Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi në një intervistë në Ora News u shpreh se Rama në këto vitë ka bërë çmos për zhbërjen e opozitës dhe se do të protestojnë në të gjitha format.
Çupi: Protestën e organizon PD, opozita në tërësi ku ka ftuar ti bashkangjiten e ti bashkohen edhe qytetarët e thejshtë pa parti.
Por që bashkë me opozitën e i shqetëson e njëjta problematikë.
Zhbërja e demokracisë në vendin tonë, tëndeca për të mos pasur opozitë dhe për të luftuar opozitën. Patjetër bllokimi I shtetit, korrupsioni i madh, abuzimi me buxhetin.
Është vazhdim i protestave që bën opozita.
Opozita i ka natyrale, denoncimet, protestat.
Nuk jemi në një vend normal.
Jemi një demokraci drejt zhbërjes.
Nuk kemi një shtet ligjor.
Kemi kapjen e shtetit përmes korrupsionit.
Rama në këto 12 vite ka bërë çmos për zhbërjen e opozitës.
Ne do të protestojmë në të gjitha format.
