Protesta e opozitës, Shehu: Tiranën do e marrin në dorë qytetarët, do bllokohet trafiku në disa pika kryesore

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu në një intervistë në Ora News u shpreh se sot në protestën e opozitës do bllokohet trafiku në shumë pika të kryeqytetit.

Shehu: Është një protestë e qytetarëve në tërësi, jo vetëm e Tiranës por do ketë një prurje masive nga Shqipëria pikërisht për të shprehur ndaj keqqeverisjes, ndaj krimit, ndaj korrupsionit, ndaj kësaj qeverie e cila realisht e ka çuar Shqipërinë buzë gremine.

Është një protestë e cila zhvillohet në programin e protestave të mosbindjes civile që PD ka në këtë periudhë dhe në kalendarin e saj.

Duke shkuar gjithmonë në ngritje ky kah pikërisht për të shprehur konstestimin e madh me këtë qeveri e cila ka shkelur çdo parim të demokracisë.

Duke arritur edhe kulmin pastaj me burgosjen politike të liderit të opozitës, Sali Berisha.

Është një situatë mjaft e rëndë që po kalon Shqipëria sot, qoftë në planin e demokracisë së brendshme, qoftë në planin edhe të degdisjes së Shqipërisë shumë larg aspiratave tona evropiane.

Është një situatë e vështirë që po kalon edhe në planin e parlamentarizmit.

Shqiptarët po protestojnë për të drejtat e tyre.

Është një protestë ku Tiranën do ta marrin në dorë qytetarët.

Në mënyrë simbolike bllokohet trafiku, bllokohet trafiku në shumë pika.

Është një protestë që zhvillohet në disa pika të Tiranës.