Hysaj: Bashkimi i shqiptarëve është çelësi për të ndalur abuzimin e qeverisë
Në tubimin e përnatshëm, Sekretarja për Marrëdhënien me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj, mbajti një fjalim në “Rrugën e Shpresës”, poshtë shtëpisë së liderit historik të opozitës, Sali Berisha.
Hysaj theksoi guximin dhe vendosmërinë e qytetarëve, duke i cilësuar ata si motivim për të ecur drejt lirisë.
Përmes një përshkrimi të thellë të situatës aktuale në vend, Hysaj shprehu shqetësimin e saj për vështirësitë e shqiptarëve dhe degradimin e demokracisë.
Duke i bërë thirrje për reflektim dhe veprim, Hysaj e ngriti zërin për të drejtat e grave dhe të rinjve që po vuajnë nën peshën e papunësisë dhe varfërisë. Ajo përmendi rastin e një gruaje që tentoi të vetëdigjej përpara Bashkisë së Durrësit dhe të rinjtë që po ikin masivisht drejt Europës, duke lënë pas nënat e tyre të brengosura.
Hysaj kritikoi ashpër sistemin arsimor, duke akuzuar qeverinë për keqpërdorimin e fondeve dhe abuzimin me burimet e Bashkimit Europian, dhe theksoi se mësuesit po përballen me një situatë të rëndë financiare. Ajo e shprehu shqetësimin e saj për fëmijët që po privohen nga transporti për në shkolla, duke bërë thirrje për një zgjidhje urgjente.
Në vijim, Hysaj kritikoi qeverinë për politikën e saj të keqe që po ndikon negativisht në jetën e pensionistëve dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ajo denoncoi gjithashtu situatën në shëndetësi, duke e përmendur rastin e pacientëve me kancer që po përballen me mungesë trajtimi dhe abuzim nga sistemi shëndetësor.
Një tjetër temë e rëndësishme e fjalimit të Hysajt ishte skandali i 2100 ton mbetjeve toksike që pritet të rikthehen në Durrës. Ajo shprehu shqetësim të thellë për rrezikun që këto mbetje përbëjnë për shëndetin e qytetarëve dhe kërkoi angazhimin e të gjithë qytetarëve për të protestuar dhe mbrojtur mjedisin dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Me një mesazh të fuqishëm, Hysaj bëri thirrje për një bashkim të të gjithë shqiptarëve në luftën për liri dhe për të rikthyer shpresën në vend, duke theksuar se vetëm së bashku mund të përballen me sfidat dhe të ndalin këtë qeveri që po dëmton çdo aspekt të jetës shqiptare.
FJALA E JOLA HYSAJT
Të nderuar qëndrestarë të rrugicës së shpresës, ku guximi dhe vendosmëria jua është motivim dhe motiv për të ecur drejte lirisë.
Mirëmbrëma shumë i nderuar kryetarë i Partisë Demokratike, Profesor Doktor Sali Berisha, ku pavarësisht çdo situate ju jeni prijësi dhe mbështetësi më i madh i së vërtetës nga e cila askush nuk duhet të heq kurrë dorë.
Tek po vija sot ketu, ndieja që nuk po dija nga t'ja nis të flas në këtë realitet absurd dhe ku ngjarjet e ndodhitë janë të njëpasnjëshme.
Në një vend ku demokracia ka vdekur dhe fjala e lirë po jep shpirt çdo ditë, ku kaosi dhe evazioni bëhen çdo ditë e më shumë më të fuqishëm, ku mes shtetit dhe bandave nuk ka më asnjë diferencë sepse bandat i bëjnë ligjin shtetit.
Të flas për gruan që tentoi të vetëdigjej përpara Bashkisë së Durrësit sepse skamja dhe dëshpërimi ka kapluar vendin?
Të flas për të rinjtë që ikin nga sytë këmbët drejt Europës e lënë të brengosura nënat e tyre me lot në sy?
Apo të flas për sistemin arsimor ku jo vetëm abuzohet me fondet e Bashkimit Europian dhe i shesin si investimet e tyre ndërkohë që një pjesë e mirë e fondeve avullojnë nga hiçi e bien në kurriz të prindërve dhe mësuesve. Ku janë pikërisht mësuesit që detyrohen t'i kërkojnë lemoshë prindërve për shkak të fondeve që fusin në xhep Ministra e Kryetarë Bashkie.
Objekte të cilat inagurohen si gjithmonë në fund të fushatave zgjedhore për t'i shitur si punë të tyre ndërkohë që trasparenca është zero. Ku në fshatra të tëra Bashkitë e Ministria e Arsimit kanë hequr dhe trasportin e të miturve të cilëve i takon si rrjedhojë e plotësimit të kushteve për arsim të detyruar dhe në fund a e vret mëndjen qeveria pse ikin Shqiptarët ?
JO
Madje kësaj lëtyre qeverie i intereson të ikim sa më shumë, që të vazhdojnë të vjedhin rehat ndërkohë që pensionistët të cilët janë gjyshërit, dhe prindërit tanë kanë punuar mbi 35-40 vite dhe nuk arrijnë të paguajnë dot as bukën e përditshme sepse faturat e dritave dhe të ujit ecin, se çmimet e ushqimeve të shportës kanë marrë dhenë dhe çmimet e ilaçeve është i papërballueshëm dhe nuk dihet në janë të skaduara apo jo.
Meqë fola për medikamentet nuk mund të lë pa përmendur rastet e onkologjikut dhe denoncimet e bëra nga gazetari Osman Stafa, ku familjarët dhe individët të cilët preken nga këto sëmundje në vend që të gjejnë forcën dhe guximin për të luftruar me këto sëmundje përballen me talljen e sistemit shëndetësor i cili i trajton si kavie.
Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë dhe Kryeministri heshtin sepse në fund të ditës peshku qelbet nga koka.
E meqë fola për qelbjen e peshkut nga koka nuk mund të qëndroj dot pa folur për 2100 ton mbetje toksike që rikthehen të dielën në Durrës. Ku do përfundojnë këto mbetje? Çfarë do të bëhet me lendet helmuese ? Kush janë përgjegjësit e këtij skandali & nuk i japin dot përgjigje Veng djali dhe infrastruktura Balluku?
Pasi i vodhet Durrësit Portin, tani dhe po na helmoni? Unë i bej thirrje cdo qytetari te Durresit protestojë pasi këto mbetje na rrezikojnë të gjithëve jo vetëm ne por dhe fëmijëve tanë, jo vetëm Durrësin por dhe mirëqenien dhe mbarëvajtjen e qindra bizneseve.




