Këlliçi: Nuk lëvizim nga këtu derisa Veliaj të arrestohet. Bashkia e Tiranës, fabrika e inceneratorit

Opozita ka nisur protestën sot në ora 11:00, teksa e akuzojnë kreun e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj për dosjen 5D dhe për inceneratorin inekzistent të Tiranës.

Opozita kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj. Protestat e fundit kanë qenë të qeta. PD ka paralajmëruar përshkallëzim të protestave.

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike shpreh se nuk lëvizim nga këtu pa u arrestuar Veliaj dhe se Bashkia e Tiranës është fabrika e inceneratorit.

Këlliçi: Të nderuar qytetarë, duke e nisur me një falenderim për ju që në javën e 30-të nuk keni reshtuar së protestuari, dua të ju jap një lajm në raport me të gjithë atë baltë, llum apo tentative për të mbyllur këtë protestë, njërëz që kanë sulmua pafund duke thënë se pse kjo prostestë ka  nisur në verë, ka vazhduar në vjeshtë apo dimër dua tju them që përveç se ka çuar në burg drejtorët e 5D, ka denigruar Erion Veliaj për atë që ai është në të vërtetë, kemi treguar se kjo godinë që formalisht quhet bashki në fakt është fabrika e inceneratorit e cila sot ka shkaktuar një tërmet 12 ballësh në Shqipëri.

12 drejtorë gjatë kohës që jemi në këtu janë shkarkuar nga kryehajduti Veliaj për vjedhje. Një dyzinë me hajdutë me në krye Ermal Kapllanin e Policisë Bashkiake të treguar fruta perimeve dhe Elton Kacidhen e UKT që paguan një mal me lëkë tek mediat për t’i bërë sulme opozitës.

Po pse e ka bërë këtë a mos ka vënë aty njerëz të ndëruar? Jo! Po ju jap vetëm dy shembuj, ka hequr hajduta si Kapllani për të vënë një kryehajdut si Tonin Beni që dhe më të do merremi, ka vënë Erion Rapajn, famozin e Kombinatit, personin përgjegjës për fabrikën e asfaltit, që vidhte vota atje.

Të gjitha këto lëvizjë të dëshpëruara të kreut të 5D dhe pronarit të inceneratorit Tiranë i bëj me dije se janë të kota.

Ne nuk lëvizim nga këtu pa shkuar Veliaj para drejtësisë. Një hajdut i kapur me duart në xhepat e qytetarëve të Tiranës që sot mbrohet pa kushte nga kolegët e tij në SPAK, nga Dumani dhe nga dy kolëgët e tij.

Berisha sot në 298 ditë vazhdon të qendrojë i izoluar pa fakte e pa akuzë për një vepër që ka kryer Rama,për ndërrimin e destinacionit të truallit që e ka kryer Rama, mbahet i izoluar sepse ata thonë se ai ka qenë kryeministër dhe si kryeministër kishte fuqi ta ndalte padrejtësinë e Ramës.

Në mbrëmjen e ditës së dielë ku nuk ka as emisione ku nuk ka as vëmendje meret e shoqërohet në komisariat dhe për të mos u bërë lajm e për të mos dalë opozita askund për këtë çështje shoqërohet në komisariar Ergys Çyrbja, ndërsa të hënën në mes të ditës shoqërohet për në komisariat Ilir Meta.

Kush e thërriti Metën në SPAK e ai nuk u paraqit? Kemi muaj që i kemi paralajmëruar këtë skenarë qëkur Berisha ish kryeministër dhe ish-president nuk trajtohet i njëjtë para ligjit, imagjino se çfarë do të ndodhë me njerëzit e tjerë?