Valteri: Kushdo që ka vjedhur para duhet arrestuar dhe marrë zvarrë për tu çuar në burg
Nga Katerina Hysenllari Përditësimi i fundit 25 Tetor 2024, 16:43
Ish deputeti, Halit Valteri i ftuar në një intervistë në Ora News u shpreh se kushdo që ka vjedhur para dhe ka keqmenaxhuar fondet gjatë kohës kur ka qenë në pushtet duhet arrestuar dhe marrë zvarrë.
Valteri: Para ligjit si eksponentët e PS, si eksponentët e PD dhe kushdo që ka vjedhur para duhet arrestuar dhe duhet marrë zvarrë mundësisht për tu çuar në qelitë e burgut.
Këtu duhet marrë zvarrë gjithkush i cili ka vjedhur dhe ka prekur taksat publike.
Çdokush që ka keqmenaxhuar besimin e shqiptarëve, çdo kush që ka keqmenaxhuar fondet gjatë kohës që ka qenë në pushtet.
Kemi të bëjmë sot me një opozitë e cila kundërshton sot masën e sigurisë ndaj Berishës dhe Metës.
