Pensionistët me Lëvizjen Bashkë, thirrje për protestë tjetër të mërkurën (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Tetor 2024, 18:32
Lëvizja Bashkë do të organizojë një tjetër protestë me pensionistët ditën e mërkurë përpara Kryeministrisë.
Përmes një video-mesazhi disa pensionistë bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive. Kjo është protesta e dytë që Lëvizja Bashkë organizon me pensionistët.
Ndërkohë qeveria e kapur në panik dhe duke iu trembur një zemërimi të gjerë të pensionistëve ka nxjerrë në terren ministra e deputetë t’u mbushin mendjen pensionistëve se kanë ndërmend të bëjnë një rritje pasi të kenë luftuar informalitetin në deklarimin e pagave nga bizneset.