Cakrani: Çështja ndaj Metës ndahet në tre procedime të ndryshme

Avokati, Kujtim Cakrani i ftuar në një intervistë në Ora News u shpreh se çështja ndaj zotit Meta ndahet në tre dosje, në tre procedime të ndryshme.

Cakrani: Unë jam njohur me dosjen për shkak se punoj me zotin Gjokutaj. Çështja e zotit Meta ndahet në tre dosje, pra në tre procedime të ndryshme.

Është CEZ DIA, është ajo për pastrim të veprave penale, dhe për deklarim të rremë të pasurisë.

CEZ DIA ka nisur në vitin 2017 që në kohë kur ishte prokuroria e krimeve të rënda.

Nuk avancoi atëherë pasi Meta ishte president dhe ishte ajo periudha kur gjyqtarët ishin nën trysninë e Vettingut.