Krimi i organizuar dhe kibernetik, zv/ministri Lamallari në zyrat e OSBE-së në Vjenë

Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, zhvilloi sot një takim konstruktiv në Vjenë, Austri, me Ambasadore Alena Kupchyna, Drejtuese e Departamentit kundër Kërcënimeve Transnacionale në OSBE.

Siç njofton përmes rrjeteve sociale numri dy i Ministrisë së Brendshme, në takim u diskutua mbi projektet e përbashkëta për të luftuar krimin e organizuar, rikuperimin e aseteve, krimet kibernetike, si dhe programe të dedikuara për fuqizimin e të rinjve.

Ky bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe OSBE-së synon rritjen e sigurisë dhe forcimin e kapaciteteve përballë kërcënimeve transnacionale, duke krijuar një mjedis më të sigurt për qytetarët shqiptarë dhe për të rinjtë në veçanti.