Skënderi: Deputetët nën zë e kanë pranuar që dosjet për Metën kanë qenë të diskutuara për vite me radhë

Gazetarja, Arestina Skënderi e ftuar në një intervistë në Ora News u shpreh se deputetët nën zë e kanë pranuar që dosjet për Metën kanë qenë diskutuara për vite me radhë.

Skënderi: Të gjithë deputetët e dinë shumë mirë dhe nën zë e kanë pranuar që këto dosje kanë qenë të diskutuara për vite me radhë për Metën.

Ne kemi rastin, ku Meta ndër politikanët e vetëm është shfaqur me para në dorë.

Më pas u bë 21 janari ku ishte një nga ngjarjet më tragjike të Shqipërisë.

Meta është quajtur gjithmonë ‘’King Maker’’ i politikës shqiptare dhe sot ka përfunduar në burg.