Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta sizmike janë ndjerë mbrëmjen e sotme në jug të vendit.

Bëhet me dije se zona e Fierit është goditur nga një tërmet me forcë prej 4 ballësh.

Veç kësaj, raportohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth, si në Vlorë.

Nërkohë, epiqendra e tërmetit ndodhej 56 kilometra në jugperëndim të Elbasanit dhe 11 kilometra në lindje të qytetit të Fierit.

Momentalisht nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.