Shehi: Nuk më pëlqeu mënyra e arrestimit të Metës, jam kundër gjyqeve publike

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në një intervistë në Ora News u shpreh se nuk i pëlqeu mënyra se si u arrestua ish presidenti Ilir Meta dhe se është kundër gjyqit publik.

Shehi: Nuk më pëlqeu mënyra se si u arrestua Meta.

Në një shtet serioz ka një mijë mënyra të tjera që kjo punë të bëhet më qetësisht, nuk është nevoja ti poshtërojmë njerëzit.

Jo Metën vetë por kushdo qoftë, aq më tepër që ky ka përfaqësuar disa institucione të Shqipërisë.

Kushdo shqiptar që i sjellin një fletë arresti, sigurisht që duhet të shkojë e të dorëzohet vetë dhe ta respektojë këtë vendim të drejtësisë se nuk janë mbi të tjerët.

Për sa kohë nuk është i dënuar në formë të prerë, prezupozohet se është i pafajshëm.

Nuk bëhet gjyq publik, nëpër media lloj lloj ekspertësh këto janë punë që nuk kanë vlerë për publikun, ne duhet t’ia lejmë atyre  që janë organet e shtetit.