Jurgis Çyrbja la mandatin, KQZ mblidhet nesër, ja kush është socialisti që pritet për ta zëvendësuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2024, 16:46
Ditën e nesërme Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike për të shqyrtuar zëvendësimin e mandatit të lënë nga Jurgis Çyrbja i Partisë Socialiste.
Vendin e tij pritet ta zërë Erjon Meka, i cili ka qenë në listat e PS për zgjedhjet e 2021.
“Projektvendim “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Durrës, z. Erjon Shërbet Meka””, thuhet në njoftimin e KQZ.
