IKËN SALIANJI, VJEN MANO/ 20 ditë pas arrestit, KQZ i heq mandatin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2024, 13:59
20 ditë pas arrestimit të Ervin Salianjit, KQZ vendosi t'ia heqë mandatin. Tashmë në radhët e demokratëve do të ulet Andrea Mano, që e gjen selinë blu në aksion
Dy ditë pasi Gjykata e Lartë nuk pranoi të pezullonte masën e arrestit për deputetin Ervin Salianji, KQZ vendosi heqjen e mandatit dhe marrjen në shqyrtim të dokumentacionit të Andrea Mano.
Administrata raportoi se kandidati i radhës në listën e demokratëve plotësonte kriteret
Në këtë mënyrë Ilirian Celibashi vendosi që ti japë mandatin duke bërë që ai të ulet në sallën e Kuvendit në seancën e radhës
Në fakt Kuvendi kishte kërkuar plotësimin e vakancës prej datës 2. Ndërsa në momentin kur Celibashi shqyrtonte zëvendësimin në kuvend opozita u përplas edhe me policinë.

