VIDEO/ "Polici i nxori armën brenda Kuvendit", Luan Baçi për “Ora News” tregon se çfarë do të ndodhë me të: Më sulmoi!

Një punonjës i forcave speciale gjatë përballjes me protestuesit tek parlamenti i Shqipërisë, ka nxjerrë edhe armën ndaj deputetëve të opozitës, Luan Baçi dhe Bledion Nallbati.

Deputeti Luan Baçi deklaroi për “Ora News” se, po futej në parlament kur polici i u bë gati të nxirrte armën.

"E keni në video se e kanë filmuar direkt atë. Më sulmoi me skafandër, u ëiu kundërpërgjigja, atëherë hapi xhaketën duke më kërcënuar.

Është shumë e thjeshtë ajo që ndodhi. Do vijojë me veprimet ligjore Partia Demokratike, pasi nuk është një veprim ndaj Luan Baçit, por do të jetë Kryesia e PD-së ajo që do të përgjigjet”, theksoi deputeti i PD-së, Luan Baçi.

VIDEO-LIVE NGA KUVENDI