Me Video/ Balliu: Akt i rëndë dhe antiligjorë ku një deputet u kërcënua nga arma e policisë brenda parlamentit
Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu ka reaguar pas tensioneve ditën e sotme në Kuivend ku pati përplasje mes deputetëve të opozitës forcave të policisë e Gardës.
Balliu në rrjetet sociale ka publikuar edhe pamjet ku një efektiv policie ka tentuar ti drejtojë armën deputetit Luan Baçi.
Postimi i Balliut:
Akti i rëndë dhe antiligjorë i ditës së sotme, ku një deputet u kërcënua dhe u rrezikua nga arma e policisë brënda territorit të parlamentit shënon një rekord të harruar në historinë e krismave në parlament.
Kjo tregon se eter dhe bij janë njesoj me urrejtje për demokracinë dhe pluralizmin.
Ata janë më afer se kurre diktaturës së shkuar.
Ata e ndërtojnë cdo ditë këtë diktaturë me korrupsion dhe represion mbi ligjet e demokracisë.
Kështu që,mbetet vetëm një rrugë ajo e përballjes në nivelin e shkeljes te jashtëzakonshme që ata i bëjnë ligjit.
