Deputetit i nxirret arma në Kuvend, shpërthen Noka: Shteti i horrave ka kaluar çdo limit. Të gjithë për ndjekje penale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2024, 12:38
Deputeti demokrat Flamur Noka ka shpërthyer në akuza ndaj punonjësve të Policisë dhe Gardës lidhur me incidentet e pak minutave më parë ku një efektiv ka guxuar t’i drejtojë armën një deputeti brenda ambienteve të oborrit të Kuvendit të Shqipërisë.
“Ata banditë me uniformë që quhen gardistë kërcënojnë deputetët, ia kujtova komandantit të Gardës që i kemi të gjithë të filmuar dhe dokumentuar.
I kërkova që të largojnë urgjent dhe t’i çojnë të gjithë për ndjekje penale, pasi nuk mundet dot askush të mendojë dhe guxojë t’i kërcënojë dhe t’i prekë.
Këtu shteti i horrave ka kaluar çdo limit”, deklaroi ndër të tjera Flamur Noka.
VIDEO-LIVE NGA KUVENDI

