VIDEO/ Pas ngjarjeve në Kuvend, e Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn "zbarkon" në SPAK
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2024, 14:17
E Ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn po zhvillon një vizitë të pa paralajmëruar në Prokurorinë e Posaçme.
Ende nuk dihen arsyet që e kanë detyruar diplomaten amerikane të zbarkojë në SPAK, por mendohet se në fokus të bisedimeve të jenë hetimet e zyrtarëve të lartë shqiptarë.
Vizita e VanHorn vjen vetëm pak minuta nga padia penale e Partisë Demokratike ndaj kryetares së Kuvendit, ministrit të Brendshëm dhe krerëve të policisë dhe Gardës për dhunën e ushtruar ndaj tyre ditën e sotme në territorin e Kuvendit.

