MERRET VENDIMI/ Nga Elisa Spiropali, ministri Hoxha, kreu i Gardës dhe polici i armatosur, PD i çon të gjithë për ndjekje penale
Një punonjës i forcave speciale gjatë përballjes me protestuesit tek parlamenti i Shqipërisë, ka nxjerrë edhe armën ndaj deputetëve të opozitës, Luan Baçi dhe Bledion Nallbati.
Pak minuta pasi u paralajmërua në ekranin e “Ora News” nga deputeti Luan Baçi që pretendon se u kërcënua me armë nga një efektiv policie në territorin e Kuvendit të Shqipërisë, selia blu ka dalë me një vendim unanim.
“Grupi Parlamentar i PD kallëzim penal në SPAK për Kryetaren e Kuvendit, Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Drejtorin e Policisë së Tiranës, disa punonjës të paidentifikuar policie: U futën persona ta armatosur në Kuvend, kanosën me armë deputetët”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të PD-së.
Deputeti Luan Baçi deklaroi për “Ora NeWs” se, po futej në parlament kur polici i u bë gati të nxirrte armën.
E keni në video se e kanë filmuar direkt atë. Më sulmoi me skafandër, u ëiu kundërpërgjigja, atëherë hapi xhaketën duke më kërcënuar.
Është shumë e thjeshtë ajo që ndodhi. Do vijojë me veprimet ligjore Partia Demokratike, pasi nuk është një veprim ndaj Luan Baçit, por do të jetë Kryesia e PD-së ajo që do të përgjigjet”, theksoi deputeti i PD-së, Luan Baçi.
JA CFARE NDODHI SOT NE KUVEND
DEKLARATA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, FLAMUR NOKA
Siç e patë, sot regjimi arriti kulmin, duke i kërcënuar me tytën e armës deputetët.
Nuk kishte ndodhur kurrë që forcat speciale të policisë, të armatosura gjer në dhëmbë, të futen në ambientet e gardës së republikës dhe të kërcënojnë me tytën e armëve deputetët, përfaqësuesit e popullit.
Këtu vdes demokracia.
Këtu vdes shteti ligjor dhe shteti i së drejtës.
Vetëm diktaturat, vetëm juntat fusin në parlament polici dhe forca të armatosura.
Institucionet kushtetuese janë të mbrojtura nga Garda e Republikës dhe është rreptësisht e ndaluar të hyjnë.
Por kur narkoministri, stërnipi i Enver Hoxhës kërcënon opozitën nga foltorja e parlamentit, pastaj narkobanditët me uniformë policie janë gati të bëjnë gjithçka.
E gjitha kjo që patë sot ju, që nga rrethimi, që nga dhuna ndaj deputeteve brenda ambienteve të parlamentit, që nga prania e gardës dhe policisë, tregon një panik.
Narkoregjimi është në panik nga mosbindja civile e opozitës.
Edhe kërcënimet që hidhen nga Elisa Spirogjoka 5 milionë eurosh, apo stërnipi i Enver Hoxhës, nuk mund të trgojnë gjë tjetër veçse panik, panik, panik.
Asgjë nuk i shpëton nga vullneti i shqiptarëve.
Shqiptarët kërkojnë qeveri teknike sepse nuk mund të pranojnë të shkojnë në zgjedhje me një narkoregjim që dikton fatin e zgjedhjeve shumë kohë përpara zgjedhjeve.
Nuk kanë kaluar 24 orë nga dita kur kreu i narkos u tha shqiptarëve se do të çelë kapitujt negociatave dhe i çeli me gardë, me narkopolici, i çeli me tytën e armëve duke kërcënuar deputetët.
A mund të jetë ai imazhi i një shteti që çel negociatat?
Jo.
Jemi të vendosur në rrugën tonë, në aksionin e mosbindjes civile.
Asgjë nuk na ndal, as Elisa Spirogjoka, as stërnipi i Enver Hoxhës, as kreu i narkos, askush.
Ne do vazhdojmë në rrugëtimin tonë!

