PAMJE TË RËNDA/ Me shenja në të 2 krahët nga dhuna e policisë, Sula për “Ora News”: Këta e kanë humbur arsyen, po na detyrojnë që të reagojmë
Deputeti Dashnor Sula, në një prononcim për “Ora News” foli në lidhje me ngjarjet e sotme në Kuvend dhe tensionin me Gardën, e cila nuk lejoi deputetët e PD të futeshin në sallën ku zhvillohej seanca plenare.
“Probolemi është që brenda territorit të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë nuk lejohet absolutisht me Rregullore që policia e shtetit dhe forcat speciale të jenë të armatosur.

Dhe më e keqja është se njëri prej tyre u ka drejtuar armën deputetëve Luan Baçi dhe Bledion Nallbati. I kemi me foto dhe video.
Në vend që të ruajnë ne dhe godinën e Kuvendit, ata kishin ardhur aty, me armë, shkopinj gome, skafandra e ku di unë tjetër, kjo është skandal i madh.
Skandal! Këta e kanë humbur llogjikën dhe arsyen, ç’të të them më unë. I acarojnë vetë problemet, për të të provokuar deri aty që ti të reagosh. Shikoje si më bënë mua ata sot. Ja shikoji vetë”, theksoi ndër të tjera ligjvënësi demokrat, Dashnor Sula.

