“I shpallën luftë opozitës”/ Bardhi pas mbledhjes: Vendimi ndaj Salianjit prek çdo qytetar që vendos të përballet me qeverinë e kriminalizuar

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Apeli vendosi të dënojë me një vit burg deputetin demokrat, Ervin Salianji.

Bardhi tha se vendimi i sotëm nuk ishte kundër Salianjit, por kundër çdo qytetari që vendos të përballet me qeverinë , teksa theksoi se Grupit t% PD-së dhe opozitës, i është shpallur luftë.

Bardhi: Së pari, në emër të grupit të PD, dënoj me forcë vendimin politik të urdhëruar nga zyra e Edi Ramës kundër deputetit Ervin Salianji.

Ky vendim i paprecedentë, nuk ka asnjë rast në Shqipërisë, që dikush për kallëzim të rremë të ketë shkuar në burg.

Vendimi i sotëm nuk është kundër Ervin Salianjit, është kundër çdo qytetari që vendos të përballet me qeverinë e kriminalizuar.

Kundër kujtdo që denoncon korr e Edi Ramës dhe lidhjet me krimin.

Salianji ka thënë që Xhafaj është trafikant droge dhe për këtë po shkon në brg.

Kush e dha sot vendimin?

Një gjyqtar që ka mbrojtur socialistët.

Këto janë gjyqtarët, që për llogari të një trafikanti droge, mendojnë se do i mbyllin gojën opozitës.

Pse nuk bëhet hetim pasuror ndaj Fatmir Xhafës.

Pse nuk kalon në sitën e pasurisë për ligjin antimafia.

Kjo është shpallje lufte ndaj grupit tonë parlamentar, ndaj opozitës në tërësi.