Xhaferri: Shkarkoi Ministrin e Brendshëm me vëllain trafikant droge, Gjykata dënon për këtë krim Ervin Salianjin!
Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 1 vit burg e Gjykatës së Shkallës së parë për deputetin e PD-së Ervin Salianji.
Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe Besart Xhaferri i cili shkruan se gjykata e Apelit e ka dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë për dosjen Xhafaj-Babale, kur në fakt Ervin Salianji, nuk ka bërë kallëzim, por vetëm ka denoncuar faktin së vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj,
Xhaferri: Ervin Salianji i caktuar drejtues politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit që në dekadën e Rilindjes është kthyer në peng të krimit të organizuar, është marrë sot peng me vendim gjykate. Gjykata e Apelit e ka dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë për dosjen Xhafaj-Babale, kur në fakt Ervin Salianji, nuk ka bërë kallëzim, por vetëm ka denoncuar faktin së vëllai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i dënuar në Itali për trafik droge, qëndronte i lirë në Shqipëri falë manovrave ligjore të vëllait të tij Fatmirit.
Denoncimi i Ervin Salianjit riktheu në burg në Itali Geron Xhafën, solli shkarkimin e Ministrit të Brendshëm të asaj kohe Fatmir Xhafaj dhe faktoi kapjen e Policisë së Shtetit nga Kartelet e Kanabisit Për këto krime Ervin Salianji u dënua nga Drejtësia e Re në kuadër të aleancës parazgjedhore që kjo drejtësi me regji ka nënshkruar me Partinë Socialiste.
Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e gjyqtarit bashkëpunëtor të Bandës së Lushnjës për Ervin Salianjin, të cilit mandatin që ja dhanë qytetarët po ja heqin me vendime arbitrare gjykatash. Drejtësia e re është kthyer në armën më të rrezikshme të kësaj mazhorance që po përdor çdo mjet për të asgjësuar opozitën dhe pluralizmin në vend.
