Vendimi për Salianjin, Balliu: Me këtë vendim sot është goditur shteti ligjor dhe sistemi demokratik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2024, 15:14
Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu e konsideroi vendimin për Salianjin si një vendim politik ndaj një deputeti.
Sipas tij kjo fakton rënien e shtetit ligjor dhe kthimin e gjykatave në asete të pushtetit kundër çdo denoncimi.
"Vendimi politik ndaj deputetit Saljanji, fakton rënien e shtetit ligjor dhe kthimin e gjykatave në asete të pushtetit kundër çdo denoncimi dhe cenimi që i bëhet pushtetit të narkoshtetit. Me këtë vendim sot është goditur shteti ligjor dhe sistemi demokratik."
