“Dënim i hapur politik”, avokati i Ervin Salianjit: Ja hapat ligjorë që do të ndërmarrim
Avokati i deputetit të PD, Ervin Salianji e ka konsideruar dënimin e klientit të tij si një dënim politik.
Sipas tij provat kanë qenë të fabrikuara dhe që nuk e implikonin deputetin demokrat.
Sipas tij, ky dënim është marrë për të mënjanuar deputetët e opozitës dhe për të mos u përballur më në parlament, por në gjykata.
“Jemi në një dënim politik, të hapur.
Qëndrimi i Apelit dhe shkallës së parë ka qenë i njëanshëm, me prova të fabrikuara, me prova që nuk të çonin asgjëkundi.
Jemi para këtij dënimi për të mënjanuar deputetët e opozitës dhe për ti luftuar jo më në parlament, por në gjykatë.
Ky është një rast i rrezikshëm i bërë nga mazhoraznca për të dënuar kundërshtarët politik”, u shpreh avokati Redi Ramaj.
Avokati paralajmeroi edhe hapa te tjere ligjore: “Çështja është a është i formës së prerë? Sepse mund të jetë vetëm i ekzekutueshëm.
Mund të shkohet edhe në Gjykatën e Lartë, që mund të vendosë edhe pezullim ose duhet të vendosë në terësi, në themel të çështjes dhe mund të kemi ndryshime.
Duhet pritur rruga ligjore që do marrë zbardhja e vendimit, do marrë ekzekutimi nga prokuroria dhe më pas rruga parlamentare.
Në cdo rast, edhe pse nëni është i qartë kur flasim për vendimin e formës së prerë, parlamenti nuk duhet mënjanuar”, tha avokati i Salianjit, Redi Ramaj për News24.
