Pas dënimit me 1 vit burg, Salianjit mund t'i hiqet mandati i deputetit, ja emri që e pason në Kuvend
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2024, 14:52
Gjykata e Apelit ka vendosur ditën e sotme lënien në fuqi me 1 vit burg për deputetin demokrat, Ervin Salianji, lidhur me dosjen "Babale".
Dënimi nga gjykata e shkallës së parë, mund t'i heqë Salianjit mandatin e deputetit.
Avokati i tij, Redi Ramaj u shpreh se duhet kuptuar fillimisht nëse është vendim i formës së prerë. Nëse është i tillë Salianjit i hiqet mandati.
Ndërkohë emri që e pason në Kuvend, është demokrati Andrea Mano. Ky i fundit ka mbajtur detyrën e drejtuesit të PD në qytetin e Korçës.
