Meta: Një numër i konsiderueshëm i punonjësve jetojnë në kufijtë e varfërisë absolute, PL gjatë mandatit të parë do rrisë nivelin e pagave

Presidenti i PL-së, Ilir Meta në një deklaratë për mediat u shpreh se ndërsa qindra miliona euro vidhen çdo ditë haptazi me inceneratorët fantazmë, kompanitë 5D, rrugët e florinjta dhe tenderat korruptivë, Edi Rama vazhdon të mashtrojë sa i përket nivelit të punësimit, të informalitetit, të shpërndarjes së punonjësve sipas nivelit të pagës, si dhe nivelit të kostos së jetesës.

Gjithashtu Meta shtoi se një numër i konsiderueshëm i punonjësve jetojnë në kufijtë e varfërisë absolute dhe se PL gjatë mandatit të parë do rrisë nivelin e pagave.

Deklarata e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta:

Ndërsa qindra miliona euro vidhen çdo ditë haptazi me inceneratorët fantazmë, kompanitë 5D, rrugët e florinjta dhe tenderat korruptivë, Edi Rama vazhdon të mashtrojë sa i përket nivelit të punësimit, të informalitetit, të shpërndarjes së punonjësve sipas nivelit të pagës, si dhe nivelit të kostos së jetesës.

E para, sipas të dhënave të INSTAT, që është vet nën kontrollin e qeverisë, janë rreth 1.3 milion të punësuar, dhe ndërkohë janë vetëm 733 367 punonjës kontribues të sigurimeve shoqërore dhe të tatimit mbi pagë.

 Janë rreth 566,633 punonjës në tregun informal të punës, të cilët nuk janë kontribues të sigurimeve shoqërore dhe të tatimit mbi pagën.

 Shkalla e informalitetit në tregun e punës mbetet jashtëzakonisht e lartë, në rreth 44%, gati ngjysma e punonjësve të cilët nuk janë kontribues të skemës të sigurimeve shoqërore.

 Informaliteti i punësimit është një nga arsyet më të rëndësishme të të ardhurave të ulta tatimore sa i përket kontributeve shoqërore dhe të ardhurave nga tatimi mbi pagë.

 Kjo krijon një problem shumë të rëndë social sepse punonjësit informalë në një të ardhme të shpejtë nuk do të jenë përfitues të pensionit.
E dyta, nga 733,367 punonjës kontribues të sigurimeve shoqërore, shpërndarja e pagës së punonjësve sipas të dhënave të INSTAT për tre mujorin e parë të vitit 2024 është :

 Mbi ¼ pra 25.8% e punonjësve, ose 189,200 punonjës, paguhen me pagë minimale bruto 40,000 lekë në muaj, ose me një pagë neto 35,520 lekë në muaj.

 Janë 20.0% e punonjësve, ose 146,670 punonjës që paguhen me pagë mesatare bruto 45,000 lekë në muaj, ose me një pagë neto 38,985 lekë në muaj.

E treta, një numër i konsiderueshëm i punonjësve jetojnë në kufijtë e varfërisë absolute:
 Në një përqindje të lartë punonjësit informalë jetojnë nën kufirin e pagës minimale bruto

 Në rreth 44% punonjës informalë me pagë nën nivelin e pagës minimale ose në më pak se 320 USD pagë në muaj, të cilët bashkë me ngarkesën familiare jetojnë në kushtet e varfërisë ekstreme.

 Në rreth 25.8% e punonjësve të siguruar me pagë neto 35,520 lekë në muaj, e barabartë me 370 USD në muaj të cilët bashke me ngarkesën familjare, jetojnë në kushtet e varfërisë absolute

 Në rreth 20 % e punonjësve të siguruar me pagë neto në 38,985 lekë në muaj, e barabartë me 407 USD në muaj të cilët së bashku me ngarkesën familjare, jetojnë në kushtet e varfërisë absolute, pra rreth 70% e punonjësve në vendin tonë, jetojnë në kushtet e varfërisë absolute.

Partia e Lirisë angazhohet që gjatë mandatit të parë qeverisës të rrisë nivelin e pagave dhe po kështu të garantojë në politikat e saj konkrete uljen e kostos së jetës, e në vecanti angazhohet :

 Në dyfishimin e pagave dhe rritjes së tyre mbi mesataren e rajonit

 Në arritjen e objektivit të rritjes së pagave nga rritja e të ardhurave në nivelin 40-41% të Produktit të Brendshëm Bruto, sic është edhe shumica e vendeve të tjera të Rajonit nga më pak se 28% që është sot niveli I të ardhurave në vendin tonë për shkak të korrupsionit skizofrenik, në tatime, në dogana dhe këtij informaliteti ekstrem