Dënimi me burg i Ervin Salianjit, mbledhje urgjente e Grupit të PD-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2024, 14:00
Gazment Bardhit ka thirrur mbledhje urgjente të Grupit të PD-së pas dënimit me 1 vit burg të Ervin Salianjit.
Mbledhja urgjente e Grupit Parlamentar të PD-së do të zhvillohet në selinë e Partisë Demokratike.
Bardhi ka kërkuar që të jetë i pranishëm i gjithë Grupi.
Mbledhja urgjente do të zhvillohet pasi Gjykata e Apelit mori vendimin për dënimin me 1 vit burg të deputetit Salianji.
Togat e zeza lanë në fuqi vendimin e shkallës së parë, ndërsa ligjvënësi demokrat deklaroi se ky është një dënim politik.
