Dënimi me burg i Salianjit, Meta: Hakmarrje ndaj tij, për ta parandaluar që të kandidojë si deputet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2024, 14:06
Kreu i PL-së, Ilir Meta e ka konsideruar një hakmarrje ndaj Ervin Salianjit, dënimin e tij nga Gjykata e Apelit me 1 vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë.
Në një konferencë për mediat, Meta u shpreh se gjithashtu Salianji u dënua që të mos lejohet të kandidojë si deputet në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.
“Është hakmarrje ndaj deputetit Salinaji për denoncimeve të forta që ka bërë për trafikun e drogës.
Për të parandaluar mundësinë e kandidimi si deputet dhe hakmarrje për fitoren e bashkisë Kavajë.
Nuk pritej ndonjë surprizë”, tha Meta.
