Balla takon në New York dy yjet e America’s Got ‘Talent “Balla Brothers”: Rekordin e tretë Guinness do ta thyejnë në Shqipëri
Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla, njëheresh dhe drejtues politik i Partisë Socialiste për Diasporën gjatë qëndrimit në New York u takua me dy yjet e America’s Got Talent, Balla Brothers – Arnoldin dhe Artanin, të cilët sapo kanë thyer për të dytën herë rekordin Guinness.
Vëllezëritt Balla, performojnë në fushën e akrobacisë dhe talenti i tyre ka marrë famë tashmë edhe në SHBA. Gjatë bisedës me dy vëllezërit e talentuar shqiptarë ministri Balla tha se rekordin e tretë do ta thyejnë në Shqipëri.
“Sa herë që vëllezërit Balla bëjnë sukses dhe suksesi i tyre rritet çdo ditë të gjithë më shkruajnë mua, më thonë Taulant çfarë i ke këto Balla brothers”, tha Balla.
Por me të njëjtën pyetje janë përballur dhe dy djemtë e talentuar, të cilët treguan se, edhe ata pas çdo performace janë pyetur se çfarë lidhje kanë me Taulant Ballën.
“Jemi apo nuk jemi kushërinj, kjo ka pak rëndësi” thanë ata, teksa u ndalën tek synimi të vijnë në Tiranë për një shfaqje me performancë të zgjedhur nga repertori i tyre.
“Në New York, me dy yjet e America’s Got Talent Balla Brothers Brothers, Arnoldin dhe Artanin, të cilët sapo thyen për të dytën herë rekordin Guinness. Rekordin e tretë do ta thyejnë në Shqipëri”, shkruan Balla në videon e publikuar në rrjetet sociale.
