"Dënimi i Salianjit persekutim politik", Çollaku: Niveli i garancive demokratike në Shqipëri në pikën e vdekjes

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku e ka cilësuar si persekutim politik dënimin e kolegut të tij Ervin Salianjit me 1 vit burg.

Çollaku tha se është shenjë që tregon se niveli i garancive demokratike në Shqipëri është në pikën e vdekjes.

ÇOLLAKU: Denimi i Ervin Salianjit, denimi i nje deputeti te opozites,ne fillim te fushates elektorale nuk meriton asnje emer pervecse Persekutim Politik dhe shenje se niveli i garancive demokratike ne Shqiperi,eshte ne piken e vdekjes!