''Qeverisja më e keqe në 34 vite demokraci'', Çupi: Protestë jo vetëm e opozitës, por e gjithë shqiptarëve

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi në një intervistë në Ora News u shpreh se qeverisja e sotshmja është më e keqja në 34 vite demokraci dhe se pritshmëritë nga kjo protestë është e madhe.

Çupi: Është një protestë shumë e rëndësishme.

Është protesta jo vetëm e opozitës por e të gjithë shqiptarëve.

Protesta e qytetarëve shqiptarë në këto ditë të vështira për Shqipërinë, ku të rinjtë kanë ikur nga vendi, ku pensionistët nuk njohin prej vitesh rritje pensionesh.

Papunësia është rritur, gjendja ekonomike është e varfër.

Korrupsioni është më galopant se asnëjherë.

Një qeverisje më të keqe në 34 vite demokraci.

Patjetër që pritshmëria është e madhe. Gjithë opozita ka qenë në terren.