“E padrejtë” Kryetarja e PD-së Himarë: Nuk është konsultuar kush me në për kandidaturën e Gjikurisë
Kryetarja e PD-së në Himarë, Afrovita Dhimojani shkruan përmes rrjeteve sociale se për kandidaturën e Petro Gjikurisë është njohur nga mediet.
Ajo shton se dega që ajo drejton në këtë bashki nuk është njoftuar dhe as konsultuar për një vendimarjje të tillë, por janë venë përballë një fakti të kryer.
Dhimojani: Të dashur Himariot dhe Himariote! Ditën e sotme u zyrtarizua kandidatura e Koalicionit BF, z.Petro Gjikuria për zgjedhjet e pjesshme të 4 Gushtit. Si drejtuese e PD Himarë, u informova si te gjithë qytetarët nga mediat për këtë vendimarrje politike. Ndjej detyrimin dhe angazhimin për të sjell në vëmendje se ne si degë, nuk jemi informuar e as konsultuar përsa i përket kandidaturës, por jemi vendosur para faktit publik.
Nuk është e drejtë që lufta dhe angazhimi i PD Dega Himarë prej më shumë se një viti intensiv, të shpërfillet pa u konsideruar, duke luajtur me Himarën dhe fatin e saj. Konsesusi politik për të diskutuar me bazën kandidaturat potenciale është e vetmja rrugë për të vendosur në vend padrejtësinë e votës Himariote, që u mohua më Datën 14 Maj!
Duke mos e njohur, nuk dua të paragjykoj kandidaturën e zyrtarizuar si një alternativë për më të mirën e Himarës, jemi besimplotë për fitoren e Datës 4 Gusht. Himara meriton vërtetësi! Kryetare e Partisë Demokratike Dega Himarë.
